Kryeministri Boris Johnson, tashmë ka përcaktuar planet për të bërë Mbretërinë e Bashkuar një “superfuqi shkencore”, transmeton InLajmi.
Johnson ka njoftuar krijimin e një Këshilli të ri Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë, në mënyrë që të sigurohet një drejtim strategjik në këto lëmi.
Ai ka njoftuar se si do të shpenzohet buxheti i ndarë për kërkim shkencor, ndërsa Patrick Vallance, njëherësh këshilltari kryesor i qeverisë, do të jetë në krye të zyrës së re, e emërtuar zyra për Strategjinë e Shkencës dhe Teknologjisë.
Kryeministri Johnson, tha se programi i vaksinimit masiv në vend, e ka provuar faktin që ky vend mund të arrijë lartë me shpejtësinë që ka në organizim.
“Me drejtimin, ritmin dhe mbështetjen e duhur, ne mund t’i japim jetë më shumë përparimeve shkencore dhe teknologjike që transformojnë jetën e njerëzve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë,” tha ai.
Qeveria Johnson ka në plan të vendosë paratë e saj, për të forcuar pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar si një superfuqi globale e shkencës. Synohet që të rriten shpenzimet për kërkim shkencor nga 15 miliardë funte në vit në 22 miliardë funte deri në 2025./InLajmi/