Kryeministri armen Nikoll Pashinyan ka pretenduar një fitore të parakohshme, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton InLajmi.
Rezultatet paraprake sugjeruan se partia e Pashinyan ishte në krye të listës me 58% të votave, por aleanca e opozitës e udhëhequr nga rivali i tij kryesor, ish-presidenti Robert Kocharyan, ka akuzuar për mashtrim zgjedhor.
Votimi i parakohshëm u mbajt në prag të disfatës së Armenisë në konfliktin me Azerbajxhanin mbi territorin e Nago-Karabakut.
Kujtojmë se Armenia humbi shumë territore në luftën e cila zgjati 6 javë, vitin e kaluar dhe kushtoi me humbjen e mijëra jetëve.
Pashinyan , të hënën në mëngjes deklaroi fitoren e partisë së tij dhe u bëri thirrje mbështetësve të mblidhen në sheshin kryesor të kryeqytetit Jerevan.
“Populli i Armenisë i dha partisë tonë edhe një mandat për të udhëhequr vendin dhe mua më zgjodhi si kryeministër,”tha ai.
“Ne tashmë e dimë që dolëm me një fitore bindëse në zgjedhje dhe do të kemi një shumicë bindëse edhe në parlament,”shtoi ai.
Megjithatë, të dielën në mbrëmje nga zyra e prokurorit të përgjithshëm u tha se janë pranuar 319 raporte për shkelje në zgjedhje dhe janë hapur 6 hetime penale. Të gjitha këto kishin të bëjnë me ryshfet gjatë fushatës elektorale./InLajmi/