Një numër i madh i infermierëve kanë vazhduar edhe sot protestën, me kërkesën për vazhdimin e kontratave para Ministrisë së Shëndetësisë, raporton InLajmi.
Infermierët që ishin punësuar gjatë pandemisë mantelet e tyre i vendosën nëpër objektin e MSH-së.
Ministria e Shëndetësisë përmes një konference të mbajtur para disa dite, ka bërë të ditur se ata janë punësuar vetëm per 6 muaj.
Gjithashtu MSH, ka treguar se ata ishin financuar nga Banka Botërore si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në vendin tonë./InLajmi/