Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, përcjell InLajmi.
Hoxhaj tha se, java që lamë pas ka qenë një mjerim politik, duke shtuar se në vend që të kërkohet njohja nga Serbia, Kurti, kërkoi mos sulmin nga ajo.
Gjithashtu, këtë javë pritet një tjetër takim i rëndësishëm në Paris, dhe i pari i partisë së PDK-së uron që Kryeministri Kurti të reflektoj mbi marrëzitë e tij politike dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetrore e institucionale.
Postimi i plotë i tij:
Java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, që me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti. Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Ëashingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj. Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarkist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale. /InLajmi/




















