Me 139 vota në raundin e 2-të është zgjedhur Fidan Hoxha nga Gjykata Themelore e Prizrenit si anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton InLajmi.
Kundër kandidati i Hoxhës ishte Mirlinda Bytyqi Rexhepi ku ka marrë 74 vota.
Gjatë rundit të parë, gjyqtari Fidan Hoxha ka marrë 124 vota, kurse gjyqtarja Mirlinda Bytyqi Rexhepi ka marrë 101 vota.
Anëtaret e rinj të zgjedhur do të zëvendësojnë në Këshill, kryesuesin Skender Çoçaj dhe anëtaren Anita Krasniqi – Prenaj, pasi që të 2-ve do ti sadoj mandati në fillim të muajit korrik 2021.
Për garë të anëtarëve të rinj në KGJK kanë qenë gjyqëtarët, Arjeta Sadiku nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Mirlinda Bytyqi-Rexhepi nga Gjykata në Ferizaj, gjyqtari Fidan Hoxha nga Gjykata në Prizren, Veton Ademaj nga Gjykata në Pejë, Besnik Bislimaj nga Gjykata në Gjakovë dhe gjyqtari Veli Kryeziu nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Ku të njëjtit kanë fituar garat e brenda gjatë këtij muajit në gjykatat e tyre. /InLajmi/