Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës, ka përmendur disa pika të cilat kanë munguar në platformën e kryeministrit Kurti, përcjell InLajmi.
Tahiri si kërkesë kryesore ka përmendur njohjen reciproke në kufijtë aktual, dhe si pikë të 2 ka përmendur dëmshpërblimet e luftës.
Gjithashtu ajo tregoi se në të gjitha intervistat e kohëve të fundit, mungesa e këtyre pikave ka bërë që platforma e qeverisë të jetë e dobët.
Postimi saj i plotë pa ndërhyrje:
Pikat qe i munguan platformes se Kurtit ne Bruksel jane:

- NJOHJA RECIPROKE NE KUFIJTE AKTUAL – si kerkese kryesore dhe e vetmja arsye e dialogut final
- REPARACIONET E LUFTES – qe perfshine jo vetem ceshtjen e te pagjetureve por gjithe vargun e demshperblimeve te luftes dhe gjenicidit, vrasjen e terrorizimin e dhjetra mijera shqiptareve, dhunimin e 20000 grave, nje milion te debuar, pensionet, depozitat bankare etj
- SUKCESIONI – Kosoves i takon nje e teta e pasurise se ish Jugosllavise, ku ka qene njera nga 8 njesite federale.
Ne te gjitha intervistat keto dite kam theksuar se mungesa e ketyre pikave ka bere qe platforma e qeverise ishte e dobet. Duke qene se kam pasur shume pyetje nga qyetaret permes messengjerit, vendosa tju pergjigjem edhe me shkrim. /InLajmi/