Me një total prej 181 vota nga 349 deputetë, u votua pro mocionit të mosbesimit ndaj Kryeministrit të Suedisë, Stefan Lofven, transmeton InLajmi.
Kjo është hera e parë në historinë e Suedisë që një Kryeministër rrëzohet me një votim të tillë, në votimin e mocionit të mosbesimit, pati edhe 51 abstenime.
Lideri Social Demokrat ka një javë kohë për të dhënë dorëheqjen ose për të thirrur zgjedhje të parakohshme.
Vendimi për rrëzimin e Kryeministrit, erdhi pasi një mosmarrëveshje mbi kontrollet e qirasë së apartamenteve dhe me këtë rast, partia që ishte në koalicion me partinë në pushtet hoqi mbështetjen e saj.
Ky rezultat, për herë të parë në Suedi nënkupton një kolaps të qeverisë.

Çdo qeveri e re që do të votohet tani, do të qëndrojë në vend deri në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat është vendosur të zhvillohen në Shtator të vitit të ardhshëm./InLajmi/