Nga 15 Qershori ka filluar plani i vaksinimit masiv në Kosovë, por në 24 orët e fundit në Kosovë është vaksinuar një numër i vogël i qytetarëve, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë të ditur se 24 orët e fundit janë vaksinuar vetëm 518 persona.
Deri tani me dozën e parë kundër koronavirusit janë vaksinuar 134.391 persona, kurse dozën e 2-të e kanë marrë 19.518 persona.
Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se : Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës. Deri më tani 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të. /InLajmi/