Policia e Kosovës ka njoftuar se në Bjeshkën e Deçanit është rrotulluar një veturë, përcjell InLajmi.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për Gazetën InLajmi, se si pasojë e këtij vetaksidenti lëndime ka pësuar shoferi i veturës i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe pastaj në QKUK.
“Rreth orës 12:30 Policia është informuar për një vetaksident në Bjeshkën e Deçanit. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgu në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK”, ka deklaruar Rugova. /InLajmi/


















