Në Prishtinë, dje rreth orës 12:00 një person ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije, Policia e Kosovës përmes raportit të saj, 24-orësh.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë, derisa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2 gëzhoja dhe një fishek.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërkaq lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori.
Ndryshe, Policia po e heton këtrë rast.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Vrasje në tentativë & Armëmbajtje pa leje
Prishtinë 19.06.2021 – 12:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, dy gëzhoja dhe një fishek.
I dyshuari gjendet në arrati ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet./InLajmi/