Deputetja Mimoza Kusari-Lila sot në “Ditën e Baballarëve”, ka nisur ditën me një falenderim për babain e saj, përcjell InLajmi.
Me rastin e kësaj dite, Kusari-Lila përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka falenderuar babain e saj për mbështetjen, besimin dhe kujdesin për të dhe 2 motrat e saj si dhe vëllanë.
Sipas saj, ai ishte i vetëdijshëm se sfida e tij kryesore ishte me vajzat, të rriteshin, të shkolloheshin dhe të ishin të pavarura në jetë.
“Kur më erdhi koha e studimeve, Babi më tha: më e rëndësishmja për mua është edukimi dhe pavarësia e vajzave të mia. Nuk kam brengë kur martoheni, por dua të di që jeni të pavarura dhe të zonjat e vetes.
Sot gati 30 vite pas e shoh se ende vajzat kanë nevojë për mbështetje dhe mësim për të qenë të pavarura dhe të zonjat e vetes.
Sot në ditën e Baballarëve, ne 3 vajzat tuaja dhe djali, ia dolëm të jemi të pavarur dhe ty babi të falenderojmë për kujdesin, dashurinë dhe besimin që e jape gjithë këto vite për ne”, ka shkruar Kusari-Lila.
Postimi i plotë i saj:
E diela e 3 e Qershorit shënon në SHBA dhe në 111 shtete tjera ditën e Baballarëve. Shënim ky që njeh dashurinë dhe angazhimin në lidhjen prindërore të fëmiut me Babain.
Pashmangshëm sot reflektoj në mbështetjen, besimin dhe kujdesin e Babit për ne 3 vajzat e tij dhe djalin. Ai ishte i vetëdijshëm se sfida e tij kryesore ishte me vajzat, të rriteshin, të shkolloheshin dhe të ishin të pavarura në jetë.
Kur më erdhi koha e studimeve, Babi më tha: më e rëndësishmja për mua është edukimi dhe pavarësia e vajzave të mia. Nuk kam brengë kur martoheni, por dua të di që jeni të pavarura dhe të zonjat e vetes.
Sot gati 30 vite pas e shoh se ende vajzat kanë nevojë për mbështetje dhe mësim për të qenë të pavarura dhe të zonjat e vetes.
Sot në ditën e Baballarëve, ne 3 vajzat tuaja dhe djali, ia dolëm të jemi të pavarur dhe ty Babi të falenderojmë për kujdesin, dashurinë dhe besimin që e jape gjithë këto vite për ne. Gëzuar dita e Babait!/InLajmi/