Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, Jack Smith, në një dokument të dërguar në adresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Hagës, ka listuar argumentet e tij, se pse Kadri Veseli duhet të mbetet ende në paraburgim dhe pse duhet refuzuar kërkesa e mbrojtjes për mbrojtje në liri, përcjell InLajmi.
Tutje, Smith në argumentimet e tij ka përmendur edhe deklaratën e ushtruesit të detyrës së kreut të Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, se do të publikojë përsëri dokumente të Gjykatës Speciale në rast se i bien në dorë.
E kësaj, deklarate i është kundërpërgjigjur Faton Klinaku. Në një postim në profilin e tij në Facebook, së fundmi ai ka thënë se nuk mund ta mbyllin gojën dhe “Liria ka emrin UÇK, e krimi ka emrin Serbi”.
Postimi i plotë i tij:
Prokurori Smith i “dhomave të specializuara” në Hagë, ka filluar tani t’i zgjerojë armiqtë. Në rastin e z.Veseli, përveç që merret me mua, merret edhe me fushatën “Liria ka emër UÇK”.
E valla nuk kemi çfarë t’i bëjmë, sepse gojën nuk mund ta mbyllim dhe Liria ka emrin UÇK e krimi ka emrin Serbi./InLajmi/