Në Gjakovë, dje rreth orës 20:00 është arrestuar nga Policia e Kosovës një person i dyshuar, përcjell InLajmi.
Kjo ka ndodhur pasi që ky person ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij.
Kështu ka bërë me dije Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh.
Ndërkaq, viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në shtëpi e sigurt ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar.
Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Dhunë në familje:
Gjakovë 19.06.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij viktimë femër kosovare.
Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në shtëpinë e sigurt ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/