Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala ka thënë se Qeveria e Kosovës e udhëhqur nga Albin Kurti po e transformon pushtetin, përcjell InLajmi.
Sipas një statusi në Facebook Shala ka thënë se sa ishte në opozitë Albin Kurti ishte në kundërshtim me EULEX-in, ku madje rritullonte edhe xhipat e tyre.
Tutje Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës ka shkruar se tani Albin Kurti që është në pushtet nuk merr mundin të dëgjojë dikend që flet hapur për padrejtësitë e EILEX-it.
Postimi i plotë i tij:
Pushteti po e transformon!
Sa ishte në opozitë Albin Kurti ishte në kundërshtim të EULEX-it, rrotullonte edhe xhipat e tyre! Tash që është në pushtet nuk merr mundin madje as të dëgjojë dikend që flet hapur për padrejtësitë e EULEX-it!
Hipokrizia vazhdon! /InLajmi/