Në Gjakovë, gjegjësisht në rrugën “Luan Haradinaj”, dje rreth orës 17:31, Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona të dyshimtë, përcjell InLajmi.
Krejt kjo ka ndodhur pasi që këta persona duke shprehur paknaqësitë e tyre rreth një vendimit të gjygjtarëve gjatë një turniri të boksit, i kanë sulmuar referat e tyre dhe zyrtarët policorë, derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregulltë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sulm ndaj personit zyrtar
Rr. Luan Haradinaj, Gjakovë 19.06.2021-17:31. Janë arrestuar 3 të dyshuarit meshkuj kosovar pasi që të njëjtit duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth vendimit të gjygjëtarëve gjatë një turniri të boksit , i kanë sulmuar fizikisht referat dhe zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregulltë./InLajmi/