Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve, nga 2.112 testime 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ndërkohë, janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227.
MSH-ja, po ashtu ka njoftuar se numri total i rasteve aktive është 174.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2.
Postimi i plotë i MSH-së:
20 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.
Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227.
Në total numri i rasteve aktive është 174.
/InLajmi/