Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Podujevës pas një konflikti një mashkull ka therrur me thikë viktimen duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë një rrahje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /InLajmi/