Zyrtari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar ndaj kritikave që Lumir Abdixhiku ka bërë për zëdhënësin e qeverisë Kurti.
Selimi ka thënë se zëdhënësi ka folur në emër të kryeministrit, përderisa nuk ka përgënjeshtrim nga Kurti. Ai përmes një postimi në Twitter ka shtuar se marrëveshja e Washingtonit është arritje dhe ligjërisht e aplikueshme.
“Vetëm Lumirit i ndodh mos me e “pa malin prej drunit”. Kapet me zëdhënësin e Qeverisë për ta amnistuar Kryeministrin. Nēse s’ka përgënjështrim nga Kryeministri, zëdhënësi ka folur me gojën e Kryeministrit! Marrëveshja e Ëashingtonit është arritje dhe ligjërisht e aplikueshme”,shkroi Selimi. /InLajmi/