Oliver Ivanoviq ishte politikan serb që veproi në Kosovë, seanca gjyqësore për vrasjen e tij do të mbahet më 6 Korrik në orën 09:30 në departamentin special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, përcjell InLajmi.
Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati Musa Damati.
“Më datën 6 Korrik 2021 në ora 09:30 në departamentin special të Gjykatës Themelore të Prishtinës është caktuar që të filloj seanca e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor në rastin penal të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Në këtë shqyrtim gjyqësor pritet që të dëshmojnë figura politike të cilat kanë njohuri direkte apo indirekte lidhur me rastin e vrasjes së rëndë politike”, ka thënë Damati./InLajmi/




















