Turizmi hapësinor, projekt i Space Prespective, ka përfunduar me suksesin testin e parë për fillimin e këtij lloji të turizmit, transmeton InLajmi.
Kompania ka fluturuar një balonë gjigande, mbi Florida, si test për fillimin e eksplorimit që pritet të bëhet në orbitë në vitin 2024.
Balona e parë e dërguar ishte provë pa pilotë, dhe u ngrit në lartësinë e planifikuar prej 108.409 metrash, duke qëndruar në ajër për 6 orë, para se të kthehej në Gjirin e Meksikës.
Me këtë fluturim, Space Perspective u bë operatori i parë i fluturimit në hapësirë me balonën që shumë shpejtë do t’i çojë njerëzit mbi tokë. /InLajmi/