Sot, në ambiente të “Odës së Berishës”, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar dijetarin e Mendimit pozitiv, Daut Demakun, përcjell InLajmi.
Lladrovci e ka vlerësuar Demakun si “vijën më të qartë e të fuqishme të traditës së Drenicës për filozofinë e jetës, atdhetarizmit dhe traditës kombëtare brenda kodit nacional”.
Pozitivitetin tonë kur askush nuk e besonte, ne e kemi besuar dhe kemi dhanë jetën për të, ajo ishte liria, çlirimi dhe shporrja e okupatorit, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i Plotë i tij:
Te “Oda e Berishës”, me dijetarin e Mendimit pozitiv, Daut Demakun, vijën më të qartë e të fuqishme të traditës së Drenicës për filozofinë e jetës, atdhetarizmit dhe traditës kombëtare brenda kodit nacional.
Nderim z. Daut Demaku. Jeta dhe vepra juaj na dëshmon thellësinë e rëndësinë e traditës. Pozitivitetin tonë kur askush nuk e besonte, ne e kemi besuar dhe kemi dhanë jetën për të, ajo ishte liria, çlirimi dhe shporrja e okupatorit.
Respekt z. Demaku! /InLajmi/