Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike në vendin tonë, për zgjedhjet lokalet të cilat priten të mbahen me datën 17 Tetor, përcjell InLajmi.
Sipas vendimit të KQZ-së, shpenzimet për këto zgjedhje do të jenë 950.663.40 cent.
Vendimi i KQZ-së mbështetet në listën jo përfundimtare të votuesëve, që sipas të dhënave të prezantuara përmban 1.894.254 votues.
KQZ-ja ka treguar që sipas rregullave të saj, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilët kanë më shumë se 5000 votues është 0.5 euro për votues të regjistruar po në atë komunë, gjithashtu në komunat të cilat kanë me pak se 5000 votues, subjekteve politike i’u lejohet të shpenzojnë deri 0.7 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse./InLajmi/