Në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet ndeshja “Loja e Yjeve”, përcjell InLajmi.
Kjo ndeshje do të ketë karakter miqësor dhe argëtues, njëri ekip përbëhet nga veteranët dhe nga yjet e estradës, thuhet në njoftim.
Kjo ndeshje organizohet nga Komuna e Prishtinës, është tradicionale dhe mbështetet nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Federata e Veteranëve të Futbollit të Kosovës.
Kjo lojë është pjesë e aktivitetit për 22 vjet liri.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të luhet ndeshja e njohur si “Loja e Yjeve”.
Kjo ndeshje me karakter miqësor dhe argëtues i përballë dy ekipe me përbërje interesante.
Njëri ekip përbëhet nga veteranët dhe ekipi tjetër me yjet nga estrada, ish futbollist të njohur e tjerë lojtarë.
Ndeshja “Loja e Yjeve” e organizuar nga Komuna e Prishtinës është tradicionale tashmë dhe e mbështetur nga Federata e Futbollit të Kosovës e Federata e Veteranëve të Futbollit të Kosovës gjithashtu është pjesë e aktiviteteve 22/22 për 22 vjet liri. /InLajmi/