Në oborrin e Qendrës Emergjente në Podujevë, është gjetur një mjet i dyshimtë shpërthyes, përcjell InLajmi.
Rasti është lajmëruar në polici nga punëtorët që po punonin në oborr dhe kanë hasur në mjetin shpërthyes.
Nga policia është njoftuar se është bërë sigurimi i zonës ku gjindej mjeti dhe është realizuar tërheqja e tij pa ndonjë incident. Deri tani nuk ka informacione të tjera për vendosjen e tij në Qendrën Spitalore.
Njoftimi i plotë i policisë:
GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER
Rr. Bahri Fazliu, Podujevë 18.06.2021-09:51. Një mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e emergjencës kishte hasur një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i PK-së-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente. /InLajmi/