Niman Bardhi, koordinator i Qendrës së Vaksinimit në Prishinë, tha se ditën e sotme 19Qershor, në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar mbi 280 persona me dozën e parë dhe të 2-të, të vaksinës kundër Covid-19, përcjell InLajmi.
Ndërsa, në nivel vendi shtoi ai, janë vaksinuar mbi 600 persona.
Bardhi tha se deri tani në gjithë Kosovën nga muaji Mars deri tani janë dhënë mbi 133.500 vaksina.
“Siç po shihni edhe sot në sallën ‘1 Tetori’ po vazhdon procesi i vaksinimit, ku aktualisht deri më tani kemi mbi 280 të vaksinuar, me dozën e parë dhe të dytë, Astra Zeneca dhe vaksinës Pfizer. Po ashtu edhe në nivel vendi nëse i referohemi deri në këto çaste kemi mbi 600 të vaksinuar. Ndërsa totali i përgjithshëm në nivel vendi nga 29 Marsi e deri në këto çaste ka mbi 133.500 vaksinime të realizuara deri tash”./InLajmi/