Policia e Kosovës ka njoftuar se janë rrestuar 8 të mitur të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, përcjell InLajmi.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:15 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit pas intervistimit 5 të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa 3të tjerë lirohet në procedurë të rregullt.
“Raportohet se janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit pesë të dyshuar dërgohen në mbajtje ,ndërsa tre lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /InLajmi/