Ka ndodhur një aksident rrugor në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, përcjell InLajmi.
Ratin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar vetë zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha që si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur një këmbësor i lënduar.
Ahmeti tha që personi i lënduar është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, kurse njësitë e trafikut rajonal po merren me rastin.
“Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti. /InLajmi/