Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë, në lidhje me marrëveshjen e arritur në SHBA, është shprehur se çdo marrëveshje ndërkombëtare e arritur me SHBA-në është e obligueshme, raporton InLajmi.
Abdixhiku, ka komentuar deklaratën e zëdhënësit, Përparim Kryeziu me fjalët, “kaq di i shkreti, s’di më shumë”, duke shtuar se, marrëveshja në SHBA, është në interes të Kosovës.
“Aq di i shkreti s’di më shumë. Çdo marrëveshje ndërkombëtare me SHBA-në është e obligueshme dhe është në interes të Kosovës”.
Kujtojmë se zëdhënësi i Qeverisë pati deklaruar se marrëveshja e arritur në Washington nuk ka vlerë juridike, pasi nuk është dërguar asnjëherë në Kuvend.
“Për ta përsëritur një qëndrim të kamotshëm të kryeministrit Kurti më duhet të them se së pari ai dokument nuk e ka vlerën dhe natyrën juridike të një marrëveshjeje për shkak se asnjë nuk është sjellë në Kuvend as për t’u diskutuar as për ta marrë mbështetjen e Kuvendit dhe si i tillë me të drejtë është quajtur si dokument me zotime të njëanshme të një Qeverie e cila në kohën e nënshkrimit të këtij dokumenti ishte pa legjitimitet dhe më pastaj në ndërkohë u pat vërtetuar se nuk gëzon ligjshmërinë e nevojshme për të qenë në Qeveri. Përtej asaj ne jemi në kontakt me SHBA-në për të punuar së bashku për temat të cilat kanë interes të përbashkët”,ka thënë Kryeziu./InLajmi/