Kompania kineze që ka në pronësi, TikTok, ka raportuara të ardhuara dyfish për këtë vit, transmeton InLajmi.
ByteDance, ka treguar se të ardhurat totale të firmës janë rritur me 111% , që i bie rreth 34.4 miliardë dollarë.
Këto shifra të lëshuara nga kompania tregojnë popullaritetin e vazhdueshëm global të TikTok.
Ky zhvillim vjen në kohën kur ByteDance dhe gjigandë të tjerë të teknologjisë kineze janë nën presion nga qeveritë e tjera të botës.
Sipas BBC, raporti i lëshuar gjithashtu tregonte se ByteDance, kishte rreth 1.9 miliardë përdorues aktivë në muaj në të gjitha platformat e saj që nga Dhjetori i vitit të kaluar.
Ndërkohë në muajin Prill, rregullatorët kinezë u bënë thirrje 13 platformave më të mëdha kineze në internet, përfshirë ByteDance, që t’i përmbahen rregullave më të rrepta për shpenzimin e financave të tyre, në mënyrë që të mbrojnë zhvillimin e teknologjisë./InLajmi/