Rivalët e vjetër takohen sërish. Anglia do të përballet me Skocinë në “Wembley” të Londrës.
Kjo ndeshje vlen për xhiron e 2 të grupit D në Kampionatin Evropian
Por, para ndeshjes, tifozët e të 2 përfaqësueseve kanë qëruar hesapet në një mënyrë tjetër.
Ata kanë filluar të rrihen mes vete rrugëve të Londrës, duke dhënë një shembull të keq.
Anglia fitoi ndeshjen e parë ndaj Kroacisë minimalisht 1:0 duke e mundur kështu rivalin kryesor në grup, përcjell Gazeta Express
Në anën tjetër, Skocia u mposht 2:0 nga Çekia dhe një humbje tjetër sonte mund të shuajë gjasat e tyre për kualifikim tutje.