Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë raportit të ditës së 18 Qershorit janë 77 pacientë duke u trajtuar në klinika dhe në spitale të përgjithshme, përcjell InLajmi.
Këtë njoftim SHSKUK-ja e bëri përmes rrjetit social Facebook ku shkroi se prej 77 pacientëve, të konfirmuar me koronavirus janë 28.
Me oksigjeno-terapi janë 55 pacientë, kurse në gjendje të rëndë është vetëm një pacientë.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
Situata me COVID-19 në SHSKUK: 77 pacientë në trajtim
Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 77 pacientë.
Nga ta, 28 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërkaq 55 me oksigjeno-terapi, sipas raportit të punës për datën 18 qershor 2021.
Në QKUK janë të shtrirë 55 pacientë:
15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
46 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 15 pacientë, 1 në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 40 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë
13, të konfirmuar pozitivë
9, me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë. /InLajmi/