Federata Evropiane e Gazetarëve, i bënë thirrje publike Vetëvendosjes që të ndaloj së shqetësuari gazetarët Kosovës, transmeton InLajmi.
Këtë thirrje e bëri vetë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez, përmes një postimi në Twitter, pasi që Berat Buzhala filloi kampanjën e ashpër të përkrahësve të Lëvizjes së Vetëvendosjes në disa rrjete sociale.
“The @EFJEUROPE calls on Vetëvendosje! (LVV) political party to stop harassing journalists in #Kosovo “, shkroi Gutiérrez.
Berat Buzhala në kampanjën e tij kundër gjuhës së urrejtjes së përkrahësve të LVV-së, të faqes #meKryeministrin, tregoi që kjo faqe po ndjek një fushatë agresive kundër Gazeta Express dhe T7.
The page #meKryeministrin which is administered by LVV official’s family members, with around 300k followers, is pursuing an aggressive campaign against Gazeta Express and T7. Their use of hate speech is unprecedented”, shkroi Buzhala. /InLajmi/