Ish-punëtorët e gazetës Rilindja protestuan në oborrin e objektit ku dhe kanë punuar më parë, raporton InLajmi.
Zeqir Bekolli ish-drejtor i gazetës “Rilindja”, ka kërkuar në emrin e të gjithë ish-punëtorëve qe t’u njihet stazhi i punës dhe t’u paguhet 20%.
Bekolli tha se ky 20% që ata kërkojnë, mund të llogaritet një shifër prej 3 milionë euro kompensim.
Gjithashtu ai është shprehur se mos marrja parasysh e këtyre kërkesave ndër vite, po i bënë të ndihen të diskriminuar nga instucionet./InLajmi/