Zlatan Ibrahimoviq është operuar gjatë të premtes.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit AC Milan
Suedezi pësoi një lëndim në gjurin e tij të majtë në duelin kundër Juventusit, javë më parë në kampionat.
Ai është operuar në artroskopik të gjurit të tij, në kryeqytetin italian Roma. I gjithë operacioni u mbyll me sukses sipas njoftimit të bërë, përcjell KlanKosova.
39 vjeçari pritet të mungojë për afro 2 muaj deri në fazën finale të rehabilitimit.