Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar në Antalya presidentin turk Recep Tayyip Erdogan . Në këtë takim u diskutua për raportet e mira në mes të 2 vendeve dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi, përcjell InLajmi.
Osmani tha se e falënderoi Erdoganin për përkrahjen e Ankarasë zyrtare për vendin tonë ndër vite
“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, shkroi Osmani në Facebook.
“E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum”, shtoi ajo.
Postimi i plotë i saj:
Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha.
E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum. 🇽🇰 🇹🇷. /InLajmi/