Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e lumtur për filmin “Pa Vend” i cili është në garë për “Palmën e Artë” në festivalin prestigjioz të Kanës.
Përmes një postimi në Twitter, ajo tha se suksesi i Kosovës në kinematografi është bërë një dukuri e rregullt.
“E lumtur të mësoj se Flamuri i Kosovës do të përfaqësohet në Festivalin prestigjioz të Filmit në Kanë nga @displacedfilm1. Suksesi i Kosovës në kinematografi është bërë një dukuri e rregullt, por risia dhe entuziazmi nuk shuhen kurrë”, ka shkruar ajo.
Filmi “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda është përzgjedhur në mesin e 10 filmave të shkurtë që do të garojë për ‘Palmën e Artë’ në Kanë
Ky film sjell rrëfimin e klubit të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’, duke sjellë ngjarjen në kontekstin e situatës aktuale.
Filmi “Pa vend” tregon përpjekjet e dy protagonistëve të udhëhequr nga trajneri i tyre që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë, njofton Klan Kosova.
Xhirimet e këtij filmi kanë filluar njofton Klan Kosova. në muajin shtator të vitit të kaluar dhe është filmi i 2- të nga Kosova që arriti këtë sukses.