Izraeli do të dërgojë të paktën 1 milion doza vaksinash anti-Covid tek Autoritetet Palestineze, transmeton InLajmi.
Zyrtarët thanë se, vaksinat do t’i ipen Palestinës si pjesë e një marrëveshje, në të cilën parashihet që Palestina do t’ia kthejë më vonë nga një dërgesë që do të marrë këtë vit.
Vaksina Pfizer-BioNTech që do t’i dorëzohen Palestinës, janë afër datës së skadimit.
Ndërkohë, Izraeli është përballur me kritika të shumta se nuk ka bërë aq sa duhet për të ndihmuar vaksinimin në territoret e okupuara.
Rreth 55% e izraelitëve kanë pranuar të 2 dozat ,si pjesë e një fushate të vaksinimit masiv, pasi vendi pranoi miliona doza të Pfizer-BioNTech.
Ndërsa, rreth 30% e palestinezëve që janë të okupuar në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, tashmë kanë marrë një dozë vaksine, shkruan BBC.
Marrëveshja për dërgimin e vaksinave u njoftua nga zyra e Kryeministrit të ri izraelit Naftali Bennet, i cili u betua të dielën duke zëvendësuar Benjamin Netanyahu./InLajmi/