Para Klinikes Infektive në Prishtinë, kanë protestuar rreth 360 infermierë që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, raporton InLajmi.
Ministria vitin e kaluar kishte punësuar rreth 360 infermierë për stafin mjekësor të spitaleve dhe klinikave Covid. Por, atyre nuk do t’iu vazhdohet kontrata e punës, nga Ministria e Shëndetësisë.
Infermierja Arlinda Hadri, është shprehur se mosvazhdimi i kontratës nuk është I drejtë pasi që, këta infermierë kanë qenë pranë pacientëve në ditëtë më të vështira.
“Nuk kemi marrë shtesa asnjëherë duke pasur parasysh se kjo ishte një situatë e vështirë dhe kurrë nuk ju kemi bërë presion, ne nuk kërkojmë asgjë përveç vazhdimit të kontratave ashtu siç patën nevojë për neve”.
“Na erdh një e-mail që nuk ka fonde për me ju vazhduar kontrata. 422 infermierë të rijnë janë punësuar e si ka mundësi që për ata pat fonde e për neve jo, qysh munden me na siguruar që kanë me na punësuar. Nuk mu ka dok mënyra e drejtë e lajmërimit”, tha ajo.
Ajo ka shtuar se do të vazhdojnë protestat derisa sat ë realizohen kërkesat e tyre, duke thënë se me pagat e marra kanë ushqyer familjet.
Ndërsa, nga Sindikata e Infermierëve, Fitim Havolli, tha se ka dalë në përkrahje të këtyre infermierëve pasi sipas tij, është e padrejtë ajo që po u bëhet.
“Këta kanë qenë një ndihmë e madhe për të gjithë klinikat sidomos me gjendjen pandemike, këta në moshë shumë të re qëndruan afër dhe na ndihmuan”, tha Havolli.
Në këtë protestë u.d i drejtorit të Klinikës Infektive Arben Vishaj, u ka kërkuar infermierëve që të mos bien pre e interesave personale, por të mbrojnë drejtat e tyre, sepse puna e tyre ka qenë e shenjtë dhe shumë me vlerë.
Kujtojmë se këta infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.
Infermierët ishin të punësuar me kontrata për 6 mujore./InLajmi/