Infektologu Arben Vishaj është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar vet Vishaj i cili ka thënë se do të përpiqet që ta bëjë më të mirën në kohën kur kjo klinikë vazhdon të jetë fronti kryesor i luftës kundër pandemisë së koronavirusit.
“Po, e kam pranuar emërimin gjatë ditës së djeshme. Është kohë e vështirë, por do të mundohem të bëj më të mirën”.
Emërimi i Arben Vishajt vjen pas dorëheqjes së Izet Sadikut nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive.
Sadiku kishte thënë se dorëheqja e tij ishte krejtësisht për arsye personale, njofton Klankosova.tv
Klinika Infektive kishte mbetur me drejtor në detyrë pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berishës e cila po ashtu e kishte lënë postin për arsye personale.