Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, përcjell InLajmi.
Ky takim po zhvillohet në Antalia të Turqisë në margjina të Forumit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Gërvalla falendëroi homologun e saj për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Në këtë takim u bisedua për zhvillimin politik në rajon ku Gërvalla theksoi prioritetet e qeverisë së re të Kosovës dhe politikës së jashtme.
Ministrja Gërvalla ka falënderuar homologun e saj turk për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Të 2 palët theksuan nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik, e shkëmbimit tregtar dhe investimeve direkte. /InLajmi/