Kryetari i Ferizajt që vije nga Partia Demokratike e Kosovës, Agim Aliu, ka folur rreth zgjedhjeve lokale, respektivisht kandidaturave.
Ai tha se PDK-ja do të ketë emra të përgatitur për garën zgjedhore të vjeshtës që po vie.
“Besoj se PDK-ja do të ketë kandidatë të përgatitur mirë. Siç e ceke pak më parë, Prizreni e Mitrovica kanë qenë vatra të PDK-së, pra nga qendrat e mëdha. Jam i bindur se do të shënojmë rezultate të mira”, tha ndër të tjera i pari i Ferizajt.
Nënkryetari i PDK-së dhe kreu aktual i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka folur rreth çështjes së dialogut në përgjithësi.
Aliu shtoi se dialogu duhet të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që pastaj të përqendrohen në tema të brendshme e zhvillimore.
“Nuk mund të bëhet shmangia e dialogut. Dialogu duhet të përfundojë sa më shpejtë. Mos të mbesim në këto tema edhe më tutje. Krerët, kushdo qofshin ata duhet të marrin përgjegjësi”, tha fillimisht Aliu për Gazetwn Blic.
Ndërkaq, kur u pyet se a mund të jetë Albin Kurti ai kryeministër që do të mund t’i jepte fund kësaj çështjeje, ai u përgjigj:
“Do të doja që Albin Kurti të ishte kryeministri që do t’i jepte fund këtyre pritjeve”, përfundoi Aliu.