Shefi i Zyrës së BE-së, ambasadori Tomash Szunyog ka qenë pjesëmarrës ngjarjen e B2B të Projektit TIK-u për Zhvillim në Kosovë, raporton InLajmi.
Szunyog në fjalën e tij u shpreh se takimi i bizneseve më njëri-tjetrin do të mundësojë përfshirjen ne treg sa më të gjerë dhe se ky projekt do të ndihmojë në rritje të bashkëpunimit. Ai ka bërë të ditur se që nga fillimi i projektit kanë trajnuar 500 persona në këtë fushë.
“Jam i nderuar që jam prezentë në eventin e 5-të, me radhë B2B ku bizneset do të takohen me kompani të tekstileve. Shpresoj që dita e sotme do të sjellë mundësi të reja sa i përket digjitalizimit. Ky event jep mundësinë e bashkëpunimit të ICT dhe përfshirjes në treg më të gjerë”.
“Ky projekt ndihmon në formësimin e sektorit digjital. Ne mbështesim rritjen ekonomike dhe pjesëmarrjen në treg. Që nga janari kur ka filluar projekti kemi parë zbatim dhe mbi 500 njerëz do të jenë të trajnuar nga ICT. Mbi 42 evente do të organizohen, 4 janë evente B2B dhe janë mbajtur në Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe do të mbahen së shpejti edhe në Prishtinë” u shpreh ambasadori.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë Artanë Rizvanolli, tha se nga zhvillimi i këtij projekti do të jenë përfitues edhe sektori i bujqësisë, gastronomia, etj.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu në vizitën e parë në Gjakovë. Sektori i TIK është me rëndësi për shkak të rritjes së eksportit dhe është kampione në rajon për shtrirje të internetit. Sektorët tekstili, bujqësia gastronomia mund të përfitojnë nga digjitalizimi”.
“Digjitalizimi është domosdoshmëri dhe sfidë dhe projekti ICT e dëshmon përkushtimin e gjithë akterëve në Kosovë për digjitalizimin e ekonomisë. Unë jam e bindur që projekte ai ky do të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë. Edhe trajnimet që po zhvillohen kanë pjesëmarrje të balancuar gjinore. Të sigurohemi që përfshirja e grave të jetë e barabartë”.
Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, tha se BE-ja është donatori më i madh në Gjakovë dhe Kosovë që e ka ndihmuar vendin në shumë sektorë.
“Unë jam tepër i lumtur me trendet në Gjakovë për një kohë stabile. Nëse në vitin 2016 janë dhënë 2.800 metra katror në vitin 2020 janë dhënë 70.000 metra katrorë leje ndërtimi”.
“Për shkak të këtij trendi kemi rritje 44% të të hyrave të komunës së Gjakovë. Kemi mbërritur me tejkaluar 70% të të hyrave vetanake. Duhet falënderuar ICT Kosova”. ka thënë Gjini./InLajmi/