Presidenti i SHBA dhe ai i Rusisë u takuan më 16 Qershor në Gjenevë, por duket se kanë bërë pak përparim konkret në këto bisedime, transmeton InLajmi.
Biden tha se pati mosmarrëveshje, por jo në një mënyrë hiperbolike, duke theksuar se Rusia nuk dëshironte një Luftë të Ftohtë të re.
Ndërsa, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Biden ishte një burrë shteti me përvojë dhe ata të dy “flisnin të njëjtën gjuhë”.
Bisedimet zgjatën rreth 3 orë, që ishte më pak kohë se sa ishte planifikuar.
Biden u shpreh se nuk ishte e nevojshme të kalonin shumë kohë duke biseduar dhe se pas takimit ekzistonte një perspektivë e mirëfilltë për përmirësim marrëdhëniesh mes 2 vendeve.
Presidenti amerikan, i solli dhuratë presidentit rus si dhuratë një palë size të diellit aviator, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse edhe Putin i ka sjellë ndonjë dhuratë Bidenit, shkruan BBC.
Kujtojmë se në 2018, lideri rus i kishte sjellë ish-Presidentit Donald Trump një top futbolli në takimin e mbajtur në Helsinki, Finlandë.
Ndërkohë, në takimin e djeshëm të 2 liderëve, u dakordua për fillimin e një dialogu mbi kontrollin e armëve bërthamore. Gjithashtu u tha se do të kthejnë ambasadorët në kryeqytetet e njeri-tjetrit, pas tërheqjes që ishte bërë në Mars, ku Rusia u akuzua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2020./InLajmi/