Është bërë e ditur se imami i njohur kosovar Shefqet Krasniqi, ka problem shëndetësore, përcjell InLajmi.
Në një njoftim në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruhet se ligjerata e kësaj jave nuk do të mbahet për arsye se hoxha ka probleme shëndetësore. Se për çfarë bëhet fjalë nuk ka ndonjë konfirmim, mirëpo ka dyshime se Krasniqi është infektuar me Covid-19 dhe gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive.
Njoftimi i plotë:
Njoftim:
Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme!/InLajmi/