Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Oraginzatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar sonte pas kërkesës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq që të hapen arkivat e UÇK-së, përcjell InLajmi.
“Vuçiq, arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura për publikun, ato janë edhe të hapura sepse nuk ka se çfarë të fshihet në to. Hapni ju Serbia arkivat, tregoni krimet dhe masakrat që i keni bërë ndaj shqiptarëve dhe zbuloni edhe varrezat që i keni fshehur me vite të tëra”, ka thënë Klinaku
Ndryshe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmend UÇK-në në kontekst të kërkesës së tyre që e kanë për autoritet e Kosovës për siç thotë ai hapjen e arkivave të gueriles kosovare.
“Ne po kërkojmë të dhënat se ku ndodhen varrezat masive me civil e ushtarë serbë por neve na kanë thënë se kjo arkiv nuk ekziston. Ne kemi gjetur dëshmi se kjo arkiv ekziston. Mund ta gjeni këtë në librin që flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, një libër që ata e kanë shpërndarë në krejt botën.” tha Vuçiq të mërkurën në konferencë për media.