Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë zjarr nga një femër në rrugën Hamdi Maloku në Podujevë, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë e njëjta kishte shtënë në ajër 3 herë me qëllim që ta frikësojë një person i cili sillej rreth shtëpisë dhe e kishte ofenduar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Hamdi Maloku, Podujevë 16.06.2021 – 10:35. Është konfiskuar një armë, pistoletë nga e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte shtënë tri herë në ajër. E dyshuara ka deklaruar se kishte shtënë në ajër me qëllim që ta frikësojë një person i cili sillej rreth shtëpisë dhe e kishte ofenduar. /InLajmi/