Panelisti Bernard Nikaj ka thënë në një emision televiziv se PDK-ja ka nevojë për reformë të brendshme. Ai ka përmendur disa emra si kryetarë potencialë që mund ta dërgojnë këtë subjekt përpara pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Gjatë debatit analistët përmendën edhe emrin e Memli Krasniqit si kryetar potencialë. Mirëpo disa prej fjalëve që u thanë i penguan Nikajt i cili reagoi.
“Ma vrau veshin shumë se Haxhiu përmendi faktin se zotëri Krasniqi është pak fetar. Kjo më pengoi se është bërë stigmë çështja e fesë në Kosovë. Çështja e fesë është liri e cdo qytetari të Republikës së Kosovës dhe zoti Krasniqi nuk është as më pak e as më shumë fetar se secili preh nesh këtu dhe ai është njeri që respekton vlerat dhe besimet e secilit person në këtë vend andaj mos ta mbajmë këtë si minus që duhet t’ia mbajmë dikujt që qenka apo nuk qenka fetar”, tha ai, përcjell Gazeta Express.
Nderkohë, Baton Haxhiu në një lidhje tha se ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj nuk është aty për faktin që Kadri Veseli ka pasur dëshirë që ai të jetë aty, por për arsye se nuk ka pasur një tjetër të gjeneratës më të moshuar në PDK, që do ta trashëgonte tranzicionin.