Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ambasadori britanik Nicolas Abbott si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi, raporton InLajmi.
Memorandumi i nënshkruar do të mundësojë që ambasada britanike në vend të monitorojë rekrutimin në pozita të larta.
Rreth këtij memorandum nuk ka më shumë informacion, pasi që, pas takimit të mbajtur dhe nënshkrimit, asnjëri nga zyrtarët nuk është prononcuar për media./InLajmi/