Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi në seancën plenare që po mbahet tha se PDK-ja nuk ka telashe personale me njerëzit sa i përket kredibilitetit personal, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se ka anëtarë nga shoqëria civilen që me dy këmbë janë në VetëVendosje.
‘’Nuk kemi asnjë prej nesh si grup i PDK telashe personale me njerëzit sa i përket kredibilitetit personal. Sef Bytyqi është më i mire prej krejt anëtarëve tjerë që e keni pru aty. Problemi është që e keni sjell në mënyrë të parregullt sepse s’ka qenë në listën e paramenduar. Ka të bëjë me tendecën për me instalu nepotizimin. Asgjë s’kemi kundër njerezve që janë marrë me këtë çështje. Ju keni anëtarë që janë në Shoqëri Civile, por me dy këmbë në Vetëvendosje. Mos me i shti nipat e mbesat në staf të parë. Leni për dasma qysh ju thojke kryeministri sepse emergjenca nuk është vërtetë si arsye themelore sepse sikur të ishte kjo’’, tha ai.
Krasniqi përmendi edhe rastin e Besnik Bislimit dhe nipit të tij, Gëzim Tosunit ku tha që shpresoj të paktën që të bie ky emërim dhe të takohet daja me nipin pas 50 vjetësëh, sepse bashkimi familjar është i rëndësishëm.
‘Ju jeni në atë stuhinë e shkarkimeve të bordeve dhe ngarkimit të njerëzve tuaj, por të paktën respektoni procedurat. S’është e pamundshme. Shpresoj të paktën që bjen ky emërim dhe takohet mas 50 vjetëve me nipin e vet se bashkimi familjar është i rëndësishëm, shpresoj që do ta gjejnë lidhjen familjare që e kanë harru’’, ka deklaruar Krasniqi. /InLajmi/