Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Luana Vjollca tanimë pjesë e “Sony Music”, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Vjollca përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar që tanimë është pjesë e kësaj kompanie muzikore.
Ajo shkroi se më në fund po e ndan këtë ëndërr dhe se është tejet e lumtur që është pjesë e industrisë së SonyMusic.
“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Tejet e lumtur të bëj të ditur se jam tashmë pjesë e industrisë së Sony Music. Mama, ja dola për të 2-ja ne”, shkroi Vjollca. /InLajmi/